Testo Ma kthe - Olsi Bylyku
Testo della canzone Ma kthe (Olsi Bylyku), tratta dall'album Ma kthe - Single
Ngreje kokën lart.
Lutu për në qiell.
Bëje të pavlerën që të marri vlerë.
Nuk do të thotë që je i fortë
se nuk e le lotin të rrjedhë.
Aty ku ka lartësi ka gjithmonë edhe humnerë.
Sfidoje veten tënde
Dëgjo zemrën kur të flet
Lirohu nga mëkati që shpirtin ty ta godet
Vendos vetë
Ti ca pret? Ti e di vetë.
Nëse ti po pret dera hapet kur troket vetë.
Ndale kohën për një çast dhe reflekto.
Kemi veç një jetë kështu që ngrihu dhe jeto.
Shkatërroje me të mira të keqen që ty te deshën.
Dhe verbo me dritën tende errësirën që të veshën.
Asgjë nuk është falas në një botë me lakmitarë.
Të gjithë do marrim çfarë është shkruar për të marrë.
E më e shenjtë akoma është ajo çfarë falim ne,
Ndaj hapi rrugët e zemrës heroit qe ti je.
Ma kthe.
Ma kthe kohën të shoh unë dritën.
Ma kthe.
Ma kthe shpirtin se shumë po vritem.
Ma kthe. Ma kthe.
Dy rrugë
Mes lotit, guximit.
Kam boshllëk në shpirt
S'jam i sigurt.
Tani mes reve
Hapa syte, lirova duart
Të lidhur në një botë me shume detyra rezultova
I pabindur mora rrugen e errët të tunelit me një shkrepëse
Vetëm shkela borxhet e lotëve të mi dikur
Ku e lashë stafetën
E ndrydha vetveten unë
nga hijena nuk tretem
Vrapoj, t'gjej dritën, t'vërtetën
Ku t'jetë.
Ca po pres akoma
Unë po shoh shume afër
Jeta ime rruga ime
S'ka regji
Nuk është teatër
Edhe n'kët pasqyrë t'thyme
E shoh imazhin qartë
Se le veten dhe tretem
Kurrë s'më sheh me flamur t'bardh
MIRËMGJES TIRON!
Ëndrra prapë vazhdon
Është rruga ime qe po niset
Jam ne tjetër dimension
Me zor e kom prit
Unë tani s'du me dit
Zemra ime s'ka frikë
Zot me fal
Fuqit që m'dhe s'i kom dit.
Ma kthe.
Ma kthe kohën të shoh unë dritën.
Ma kthe.
Ma kthe shpirtin se shumë po vritem.
Ma kthe. Ma kthe.
Zot,
Unë e di sa herë jeta më sjell furtunë përballë
Ndjej që duhet të vrapoj më shpejt,
Edhe më shpejt, edhe më shpejt.
Unë e di që gjithmonë mbas shiut del dielli
E mbas errësirës ka dritë.
E mbas vdekjes,
KA JETË.
Ma kthe
Ma kthe kohën të shoh unë dritën.
Ma kthe
Ma kthe shpirtin se shumë po vritem
Ma kthe. Ma kthe.
Credits
Writer(s): Elgit Doda, Gent Osmani, Alban Kondi, Egli Tako
Lyrics powered by www.musixmatch.com
Link
Disclaimer:
i testi sono forniti da Musixmatch.
Per richieste di variazioni o rimozioni è possibile contattare
direttamente Musixmatch nel caso tu sia
un artista o
un publisher.